Dhunimi i anëtarëve të familjes Kaçi nga shoferi i saj, edhe Nikolla si Rama, përgjegjësia është personale

Dhunimi i anëtarëve të familjes Kaçi nga shoferi i saj, edhe Nikolla si Rama, përgjegjësia është personale

19:02, 30/07/2023
A+ Aa A-

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e dhunshme të ditës së sotme në Hamallaj, ku efektivi i Gardës së Republikës që është shofer i kryetares së Parlamentit, Martin Nikolli, me të afërm të tij, dhunuan 2 anëtarë të familjes Kaçi.

Përmes një reagimi në Facebook, Nikolla shprehet se ngjarja e ndodhur në Hamallaj është e dënueshme.

Ajo shton se inkurajon organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të dënohet kushdo që ka gisht në ngjarje.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme.

Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji”, ka shkruar Nikolla.

As më pak e as më shumë se sa reagimet e Ramës kur zëvendësi i tij  shpallet në kërkim apo kur anëtarët e kabinetit të tij arrestohen. Përgjegjësia është personale gjithmonë tek rilindja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco