Mazhoranca 'zë' dyert e SPAK/ Adriana Kalaja: Dështim i Reformës në Drejtësi

18:28, 30/07/2023
A+ Aa A-

Aktivistja dhe juristja Adriana Kalaja ishte e ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, ku komentoi gjithë ndodhitë në kampin e mazhorancës gjatë muajit korrik, lënien pas hekurave të ish kryetarëvë të bashkive, Dako dhe Gjici, si dhe shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Arben Ahmetaj.

Kalaja e komentoi këtë si një ulje të performancës së propagandës dhe dështim të Reformës në Drejtesi.

Në pamje të parë është një ulje e gjithë performancës së propagandës por sidomos edhe në aspekt të suksesit që ka Reforma në Drejtësi.     

Unë  qoftë si juriste por dhe si pjesë e PD e shikoj si një show që thjeshtë kërkon të mbulojë gjithë këto afera të mëdha të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe me rezultat fundor, të dëmshme për buxhetin e çdo qytetari shqiptar. Pse e them këtë? E them spse po të marrim rastin e Vangjush Dakos ka disa akuza qesharake, nuk është arrestuar për ato që në fakt i ka bërë dëm jo vetëm Shqipërisqë, jo vetëm buxhetit të shtetit, por dhe demokracisë dhe pluralizmit, sepse të dalësh në përgjimet e një nga grupeve më të rrezikshme shqiptare, siç ishte dosja 339 edhe të përfundoj me mos dënimin e asnjërit prej atyre që shisnin dhe blinin votat në këmbim të parave të pista, në këmbim të aferave kriminale dhe në këmbim të vendeve të punës.              

Nga ana tjetër kemi dhe dosjen 184 e cila shkoi drejt shpërbërjes, drejt mos dënimit të atij që duhej të dënohej, që duhej për të krijuar dhe një besim tek publiku, sepse për çfarë u ngrit SPAK në fund të fundit?! Dhe e dyta, a do kemi ndonjëherë dënime per krime zgjedhore sepse mos të harrojmë çfarë ka ndodhur, e kemi akoma të freskqët 14 Majin, ku në çdo bashki është bërë një ''batërdi''.

Për të shkuar tek Bashkia e Shkodrës meqenëse është më i freskët arrestimi që ndodhi me disa zyrtarë të lartë të policisë dhe drejtesisë, biznesmen shumë të njohur me opinion që 'këta bëjnë ligjin në qytetin e Shkodrës', u arrestuan falë hetimeve që kanë ardhur nga agjencitë ndërkombetare.

Ne si drejtësi shqiptare jo vetëm që nuk bëjmë asnjë hap pozitiv drejt hetimeve dhe çuarjes pas hekurave të tyre, por bëjm të kundërtën edhe kur na vijnë nga agjencitë partnere, ne  dekonspirojmë të gjitha të dhënat, lejojmë personat që duhet të ishin përballë drejtësisë, të largohen në drejtim të paditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco