Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO-SYRI TV/ Limiti i transportit publik, Braimllari: Veliaj e ka kthyer bashkinë në biznes privat

13:09, 30/07/2023
A+ Aa A-

Shoqata e Transportit Publik ka lajmëruar se të hënën (31 korrik) do të ketë një numër të reduktuar autobusësh.

Sipas kësaj Shoqate arsyeja e limitimit të autobusëve është pasi kryetari i bashkisë Erion Veliaj nuk i ndihmon financiarisht.

Kjo problematike kaq e madhe për banorët e kryeqytetit është ngritur nga Kryetari i Grupit të këshilltarëve bashkiak të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

Braimllari shkruan në statusin e tij se kryetari i bashkisë Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një biznes privat.

Sipas Braimllarit i gjithë buxheti i kësaj bashkie shkon në interes e tij personal.

Braimllari e mbyll postimin e tij duke shkruar se transporit publik ëhstë lënë në harresë dhe është drejt falimentimit, ndërsa Veliaj mendon për fasda dhe për tendera korruptiv.

Postimi i plotë:

Erion Veliaj e ka kthyer bashkinë Tiranë në një biznes privat.

I gjithë buxheti i bashkisë Tiranë shkon në interes e tij personal.

Asnjë politik në shërbim të qytetarëve.

Transporti publik i lënë në harresë dhe drejt falimentimit, ndërsa Veliaj mendon për fasada dhe për tendera korruptiv.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco