Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

VIDEO-SYRI TV/ 'Nga e hëna reduktim i autobusave' Vasili: Bashkia e Tiranës aheng në vend të transportit publik!

11:48, 30/07/2023
A+ Aa A-

Nga e hëna do të ketë reduktim të mjeteve të transportit publik ka njoftuar Shoqata e Transportit Publik.

Arsyeja: Bashkia e Tiranës nuk i ndihmon financiarisht!

Në lidhje me këtë problem që prek mijëra qytetarë të Tiranës por jo vetëm ka reaguar deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. 

Vasili shkruan në postimin e tij se Tirana është absolutisht kryeqyteti më primitiv në Europë përsa i përket këtij transporti, duke radhitur disa arsye:

  • Standarte mizerabël,
  • aksidente groteske,
  • frekuence e çrregullt
  • mbulim i fragmentuar dhe pa sens,
  • informacion mizerabel për funksionimin, stacionet dhe mënyrës së kombinimit të linjave urbane

Vasili shton më tej se sa herë që ngrihet ky shqetësim jetik i përditshëm i qyetarëve Bashkia dhe Veliaj me paturpësine idiote, që i karakterizon përgjigjen se janë të zënë me Erike Iglezian apo Ricky Martin. 

Postimi i plotë: 

Bashkia e Tiranes aheng ne vend te trasportit publik!

Nga e hena do te kete reduktim te mjeteve te trasportit publik njofton Shoqata e Transportit Publik sepse Bashkia e Tiranes nuk i ndihmon financiarisht!!

Tirana eshte absolutisht kryeqyteti me primitiv ne Europe persa i takon transportit publik.

🔹️Standarte mizerabel,
🔹️aksidente groteske,
🔹️frekuence e çrregullt
🔹️mbulim i fragmentuar dhe pa sens,
🔹️informacion mizerabel per funksionimin, stacionet dhe menyres se kombinimit te linjave urbane,
Kjo eshte pamja reale e trasprtit publik ne Tirane.

Mjerisht Tirana eshte me keq e mbuluar me transport publik edhe se sa koha e para viteve 90' te periudhes se monizmit komunist.

Sa here qe ngrihet ky shqetesim jetik i perditshem i qyetareve Bashkia dhe Veliaj me paturpesine idiote, qe i karakterizon pergjigjen se jane te zene me Erike Iglezian apo Ricky Martin.

Ahengu provincial eshte prioritet dhe jo funksionimi i perditshem i qytetit dhe i qindra mijra qytetareve, qe e kane nevoje jetike transportin urban.

Ahengu perballe hallit eshte vertet nje pacipesi e madhe.

Bashkia dhe Veliaj kane leke per ahengje, per inceneratorin, qe nuk ekziston per plerat, qe groposen si ne mesjete dhe paguhen si sherbim modern, per propagande e mijra parazite te punesuar, qe vegjetojne, por nuk ka fonde per nje trasport publik minimalisht normal.

BASHKIA DHE VELIAJ JO OFROJNE QYTETAREVE NJE TRANSPORT PRIMITIV NDERKOHE FONDET SHPERDOROHEN NE MENYRE KORRUPTIVE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco