SYRI TV/ Nga e hëna, redukohet shërbimi urban në Tiranë: Mungesë mbështetje nga bashkia

20:02, 29/07/2023
A+ Aa A-

Nga dita e hena, shërbimi urban në Tiranë do të reduktohet duke çuar në kolaps sistemin e transportit publik. Njoftimi është bërë nga Unioni i Transporti Publik i cili thekson se për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së mbështetjes e nga Bashkia Tiranë, e kanë të pamundur nxjerrjen e të gjithë flotës së urbanëve, ndërsa u bën thirrje organeve përgjegjëse që të marrin masa për zgjidhjen e problemit.

SYRI TV

Unioni i Transporti Publik, ka paralajmëruar se nga dita e hënë, shërbimi i transportit publik në Qarkun Tiranë do të reduktohet dhe në të gjitha linjat urbane në kryeqytet, do të ketë më pak mjete në qarkullim. Ky vendim, sipas unionit, vjen për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së mbështejes nga organet përgjegjëse.

Duke nisur nga dita e hënë shërbimet e transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit. Operatorët e linjave urbane qytetase hasur në vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionimit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, por për fat të keq, asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën. Mungesa e mbështetjes dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë.

Reduktimi i urbaneve pritet e sjelle veshtire ne qarkullimin qytetareve, vonesa dhe pritje te gjata ne stacione. Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe te adresoje shqetësimet  ngritura nga operatoret e shërbimit urban ne mënyre qe te rivendoset funksionimi i plotë i transportit publik për qytetarët e Tiranës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco