Rama gjen qetësi shpirtërore dhe mendore te Tërmet Peçi, adhuruesi i tij më i sinqertë

Rama gjen qetësi shpirtërore dhe mendore te Tërmet Peçi, adhuruesi i tij më i sinqertë

15:59, 28/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e vijoi traditën 10-vjeçare të takimeve jashtë kryeqytetit me kabinetin përpara nisjes së pushimeve të verës.

Këtë herë Rama ka zgjedhur Tepelenën e njërit prej adhuruesve të tij më të mëdhenj, Tërmet Permeçit, ku në zgjedhjet e 14 Majit, PS arriti rezultatin më të thellë në rang vendi, e siç e tha vetë Rama “rezultat tejet publicitar”.

Duke qenë në ditët e tij më të vështira politike, me skandale, me ish-bashkëpunëtorë të arratisur e të tjerën nën hetim për aferat korruptive, duket se Edi Rama e gjen qetësinë shpirtërore dhe mendore te Tërmet Peçi, në Tepelenë.

Mesa duket kjo qetësi i vjen ngaqë Tërmeti është adhuruesi i tij më sinqertë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu qeverisë thotë se kjo mbledhje dy ditore do të shërbejë për “reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetë-reformimi”.

Formati këtij takimit shërben për t’i bërë një bilanc çfarë ka arritur secila ministri, çfarë projektesh janë duke u realizuar dhe çfarë nuk ka shkuar mirë. Në komentin e kryeministrit për këtë takim, ai flet për vetë reformim, që mund të jetë sinjali për ç’ka do të ndodhë në shtator.

Freskia e ujërave të ftohtë të Tepelenës mund t’i shërbejë disa ministrave edhe për të qetësuar temperaturat e rritura brenda qeverisë, të dala në pah gjatë mbledhjes së qeverisë, pak orë përpara nisjes së asamblesë të PS dhe të marrin shembull nga Tërmet Peçi për devotshmërinë që duhet të tregojnë ndaj shefit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco