Berisha: Oltion Bistri kërkohej në Maqedoni për trafik droge, në Greqi i kapën jahtin luksoz me hashash

Berisha: Oltion Bistri kërkohej në Maqedoni për trafik droge, në Greqi i kapën jahtin luksoz me hashash

12:43, 28/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal sot te arrestimet e një dite më parë, duke theksuar se Oltion Bistri, ish-zyrtar i lartë policor me lidhje me Edi Ramën, është një trafikant i njohur.

“Tani le t’u kthehemi pak dy eksponentëve kryesorë të krimit të arrestuar dje.

Oltion Bistri, drejtor i Forcës Operacionale, drejtorisë më nevralgjike antikrim. Ky është posti që kishte deri para një jave, Olti Bistri.

Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin Çami. Mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar.

Pas arrestimit të gjeneral Lisit, panik i madh te Don Agaçi dhe vetë kreu i Meduzës. Lexoni denoncimin e vitit 2022:

“Arrestimi i fundit në Itali i mikut të Agaçit i ka futur frikën të gjatit nga Antimafia Italiane dhe ‘Guardia di Finanza’. Të kapur gafil nga lekët që kanë vjedhë te inceneratorët, për të mbrojtur veten, ministrat dhe lali plehun e bashkise, i gjati po bën lëvizje të shumta në strukturat e policisë. Pritet që në drejtim të Forcave Operacionale të vendoset Olti Bistri, një ushtar i Saimir Tahirit në bizneset me drogën, që do dekonspirojë operacionet kundër këtyre mafiozëve të Ramës. E kanë pajisur këto dite me certifikatë sigurie, me lobim të fortë të Tom Doshit, Belinda Ballukut, Tan Leprit, Aranit Arapit, që tani dini ju se është këshilltar i ministrit të familjes Çuçi dhe që ka qenë baloz i zi i drogës gjatë Tahirit. Gradën e ka marrë. Pritet që do shtrëngohen radhët brenda policisë, dhe Rama do të kalojë një ligj që do vendosë në spiunim të gjithë familjet e policëve që t’i mbajë në kontroll mos e arrestojnë”.

“Përshëndetje Doktor. Në Tiranën në zonën numër 2, kërcet bixhozi në katër anët. Natyrisht gjobat i merr Bistri”.

“Narkopolicia, pronë e Ardi Veliut. Se ky është një nga zarët kryesorë edhe të Ardi Veliut. Ky është përdorur për fotografime. Ky i ka nxjerrë Veliut atë videon të asaj nënës që lozte në një film dhe Veliu e paraqiti në parlament si të tillë dhe si të atillë, në një kohë kur e punësuan për t’ia mbyllur gojën. Narkodrejtori Veliu e emëroi në kundërshtim me ligjin në Durrës. Bistri mblidhte gjobat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe ishte lidhje me Shullazin”.

“Ky Oltion Bistri merrte 10 mijë euro për çdo person në kërkim, ndryshe e merrte në arrest. Rasti i dy shtetasve nga Fieri, mbase i kujton diçka kur ta lexojë. Gjatë pandemisë dhe fushatës, ky dhe Ermal Kapllani i Lal Djegësit, kanë bërë 500 mijë euro duke favorizuar ndërtimet pa leje dhe lejuar lokalet. Bistri paguan për shtëpinë që Ardi Veliaj ka blerë te Kodra e Diellit, por që për çudi nuk i doli gjatë vetingut. Ju garantoj me jetë për këto që u them”.

“Olti Bistri ka liruar narkotrafikantin Ajes Sulejmani, ai që shtypi familjen në vijat e bardha. Ka marrë 200 mijë euro”.

Olti Bistri kishte lidhje me Ardi Veliun, Erion Veliajn, dhe së fundmi se si ia gjeti lidhjet edhe me Belinda Ballukun. Gjatë muajve të fundit të Çuçit, ishte Belinda që bënte ligjin në polici, që emëronte, largonte apo lartësonte,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco