BE dhe Kurti përplasen në disancë për zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës

BE dhe Kurti përplasen në disancë për zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës

10:56, 28/07/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Europian dhe kryeministri Albin Kurti janë përplasur në distancë për mënyrën se si Veriu mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Kurti sheh si  zgjidhje  nisjen e një peticioni që kërkon dorëheqjen e kryetarëve.

Por Bashkimi Evropian ka kërkuar që zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit të shpallen sa më shpejt dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Një zëdhënëse e BE-së të enjten ka thënë se Bashkimi Evropian pret që “palët të zbatojnë kërkesat e BE-së siç është bërë e ditur në deklaratën e 27 shteteve anëtare më 3 qershor 2023”. “Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e hershme duhet të shpallen sa më shpejt dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat me shumicë serbe në veri”.Të pyetur se si është forma që BE-ja përkrah shpalljen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundshme, BE-ja ka kujtuar se “dorëheqja e kryetarëve është rruga më e shpejt për të nxitur zgjedhje të parakohshme”, ndërsa ka kërkuar që “palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar ajo për Koha.

BE-ja e ka cilësuar të paqëndrueshme status-quonë në veri të vendit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës dhe bojkotit të zgjedhjeve në veri nga serbët.

“Vazhdimi i protestave kundër kryetarëve të rinj, pa u nisur zgjedhjet e reja lokale në katër komunat, qoftë me dorëheqje apo peticione për dorëheqje, nuk është rruga përpara. BE-ja pret që zgjedhjet të jenë të lira dhe fer dhe që serbët e Kosovës të tregojnë angazhim konstruktiv në procesin zgjedhor, dhe të angazhohen për të marrë pjesë në to. Kjo do të ishte shenjë e qartë e synimit të serbëve të Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco