Urdhër-arrestet e SPAK për shtabin e Becit në Shkodër/ Kikia: Krimi ka krijuar shtetin e vet

Urdhër-arrestet e SPAK për shtabin e Becit në Shkodër/ Kikia: Krimi ka krijuar shtetin e vet

21:27, 27/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Kikia u shpreh se në Shqipëri vit pas viti krimi ka krijuar shtetin e vet.

Sipas tij nuk është çështje korrupsioni, pasi këtu inkriminimi ka marrë formë të strukturuar.

“ Kjo si ngjarja është dëshmi e konsolidimit të krimit në shkallën me superiore. Krimi vit pas viti nuk bënte korruptim të strukturave të tjera, po kishte krijuar shtetin e vet.

Një njeri, një vrasës i mirëfilltë, një tjetër që funksiononte si biznesmen me lidhje të forta politike. Këta kishin punësuar zyrtarë të policisë, atë prokurorin që u mbyll çështjen njerëzve të punësuar e quaj unë.

Nuk është thjesht cështje korrupsioni, këtu inkriminimi ka marrë formë të strukturuar dhe ky vepronte si një strukturë shtetërore më vetë”, tha ndër të tjera Kikia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco