VIDEO/ Anduena Llabani: Kanë ardhur 80 mijë faqe me përgjime, do habiteni nga emrat që do dalin në dosje

21:27, 27/07/2023
A+ Aa A-

Duke folur për arrestimet e sotme me urdhër të SPAK, gazetarja Anduena Llabani ka treguar se në prokurorinë speciale kanë ardhur mbi 80 mijë faqe përgjime.

Llabani tha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se, në këto përgjime pritet që të dalin emrat politikanësh surprizë.

‘Në SPAK kanë ardhur mbi 80 mijë faqe me materiale ku bëhet fjalë për përgjime, mesazhe, video, persona për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet është e faktuar se komunikonim me njëri-tjetrin. Këto përgjime kanë ardhur nga Franca dhe Belgjika.

Në këto 80 mijë faqe nuk bëhet fjalë vetëm për këta 15 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, por edhe për emra të anëtarëve të grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri, mes tyre edhe në nivele pushteti lokal dhe qendror.

Burimet më kanë thënë se, do të çuditeni nga emrat që do të dalin më vonë, sepse ky operacion sapo ka nisur’, tha Anduena Llabani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco