VIDEO/ Strazimiri: Jemi si Italia në vitet 90, shteti dhe mafia janë një

VIDEO/ Strazimiri: Jemi si Italia në vitet 90, shteti dhe mafia janë një

19:52, 27/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar mbi operacionin  SPAK në Shkodër ishte anëtari i kryesisë, Gent Strazimiri.

Strazimiri është shprehur se  duhet të reagojmë si duhet përballë këtyre rrethanave dhe krimit qeveritar si Italianët, duhet të reagojmë me votë pasi kjo është arma e vetme e qytetarit

"Unë jam një nga ata që kam vendosur që të rri përball këtij pushteti të kriminalizuar. Ato që pëshpëriteshin në kafene sot janë më të faktuar, ne duhet që ti themi ndal krimit në pushtet pasi sot ekziston një mafia. Duhet të reagojmë si duhet përballë këtyre rrethanave si Italianët që sot gëzojnë prosperitetin, duhet të reagojmë me votë pasi kjo është arma e vetme e qytetarit.

DASH gjithmonë ka qenë  gjithmonë realisht me situatën në Shqipëri për shumë probleme që kanë prekur këtë vend. media shqiptare së bashku me gazetarët koperativist kanë tentuar të deformojnë raportin e DASH po janë marrë me kë hëngri e më kë piu ambasadorët në Shqipëri e kjo ka ardhur nga kapja e medieve nga kryeministri.

 Menjëherë pas çdo raporti të DASH kam reaguar dhe kam kërkuar që të dërgojnë një kopje të raportit në ambasadë, dhe nuk kemi pasur indiferencën e organeve ndërkombëtare por nuk jemi lënë që ti dëgjojmë si shoqëri. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco