VIDEO/ Bushkolaj: SPAK zhvilloi një mega-operacion strategjik në Shkodër

18:25, 27/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të hedhur dritë mbi operacionin e policisë në Shkodër ishte gazetari Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se operacioni i SPAK për të arrestuar disa nga personazhet e krimit në Shkodër është në kuadër të një operacioni strategjik që shtrihet në Shkodër-Fushë Kuqe –Tiranë.

"Nga pikëpamja e personave të arrestuar d ta konsiderojë si një operacion strategjik i SPAK. Ky operacion i vazhduar në Shkodër e më pas vijuar në Fushë-Kuqe dhe Tiranë është një rast konkret ku politika-krimi-biznesi kanë bashkëpunuar bashkë.

Në këtë dosje del dhe emri i Martinajt ku është ushtruar dhe kontroll në shtëpinë e tij, personi  i fundit që ka qenë me Martinaj, Jeton lami është shprehur se nuk kishte dijeni se ai është një person në kërkim.

Olsion Bistri që është një punonjës i lartë i policisë është nën hetim për shpërdorim detyre dhe për fshehje të dokumenteve që kanë lidhje me ngjarje kriminale. Prokurori Xhevahir Lita ka shërbyer në Shkodër dhe për vrasjen e Gjon Ndoj i cili ishte një personazh i njohur në botën e krimit dhe për vrasjen e ti pista kryesore ishte hakmarrja dhe pista tjetër ishte larja e hesapeve. Biznesi i kazinove dhe lidhja e tij me Martinaj ishte në këtë kuadër dhe kjo është zanafilla e lidhjeve dhe ngjarjeve kriminale në vrasjen e  tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco