SYRI TV/ Berisha: Gjiknuri, hotele me paratë e korrupsionit, anëtar kryesor i klanit të mafias së plehrave

14:52, 27/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ish-ministrin Damian Gjiknuri se paratë e fituara nga korrupsioni në aferën e inceneratorëve i ka investuar për ndërtimin e hoteleve, të cilët i fsheh në emër të personave të tjerë. Sipas Berishës, me firmë të Gjiknurit u kopsitën dokumentet për prodhimin e energjisë nga inceneratori i Elbasanit, duke i hapur rrugë vjedhjes së taksave të shqiptarëve nga klani Rama-Veliaj-Agaçi.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi ish-ministrin socialist Damian Gjiknuri se së bashku me Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Ëngjëll Agaçin është ideator i skemës korruptive të inceneratorëve.

Nga selia blu, Berisha denoncoi faktin se Rama dhe Gjiknuri janë përgjegjës së aferës me impiantin e prodhimit të energjisë në inceneratorin e Elbasanit.

Berisha u shpreh se me paratë që iu ka vjedhur qytetarëve shqiptarë, Damian Gjiknuri ka ndërtuar hotele, pronësinë e të cilëve ua ka kaluar njerëzve të afërt të tij.

Në fjalën e tij, Sali Berisha theksoi se për aferën me inceneratorin e Elbasanit, Edi Rama dhe Damian Gjiknuri duhet të jenë në bankën e të akuzuarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco