SYRI TV/ SPAK arreston investitorin strategjik të Ramës, Pëllumb Gjokën

14:48, 27/07/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, njeri nga te arrestuarit nga operacioni i SPAK, është zgjedhur nga kryeministri Rama si investitor strategjik. Por Gjoka, është denoncuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha se ka blerë vota në Shkodër në favor të kandidatit socialist Benet Beci dhe është shpërblyer nga qeveria duke i dhënë lejen e posaçme për ndërtimin e një resorti në Velipojë.

Nga SYRI TV

Biznesmeni shkodran, Pëllumb Gjoka, i arrestuar mëngjesin e së enjtes me urdhër të SPAK, rezulton të ketë fituar statusin e investitorit strategjik me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Në korrik të vitit 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investitorit për projektin “Silver Sand Resort” me subjekt aplikues “Imperial Group”.

Kompania përfituese zotërohet në 56 përqind nga Pëllumb Gjoka dhe pjesa tjetër nga familjarët e tij, Kolë dhe Alida Gjoka.

Partia Demokratike në opozitë e ka akuzuar shpesh publikisht Pëllumb Gjokën se është angazhuar për blerjen dhe sigurimin e votave në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi edhe para pak javësh Gjokën për blerje votash në favor të kandidatit socialist për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Lidhjet e Gjokës me socialistët duket se i janë shpërblyer me miratimin e lejes së posaçme për ndërtimin e resortit në Velipojë.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i Pëllumb Gjokës llogaritet të kushtojë rreth 50 milionë euro dhe parashikon ndërtimin e dy strukturave hoteliere dhe një serie apartamentesh për shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco