‘Bilali lëvizte lirshëm pas zgjedhjeve’/ Pse SPAK priti mbarimin e votimeve për arrestimet e bujshme?

‘Bilali lëvizte lirshëm pas zgjedhjeve’/ Pse SPAK priti mbarimin e votimeve për arrestimet e bujshme?

10:29, 27/07/2023
A+ Aa A-

Astmer Bilali është një ndër personat e arrestuar nga operacioni, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit, nisur prej mbrëmjes së djeshme.

Burime thonë se Astmer Bilali është arrestuar në Shkodër. Ky i fundit ishte vënë nën përgjim prej disa kohësh, edhe pse po lëvizte shpesh në qytet që pas zhvillimit të zgjedhjeve.

Astmer Bilali njihet dhe si një prej anëtarëve të bandës së Bajrave, të cilët së fundmi ndodhen jashtë qelive, i fundit i cili u lirua nga burgu para disa muajsh ishte dhe kreu i bandës, Safet Bajri.

Operacioni në fjalë ka goditur atë që njihet si ‘shtabi elektoral’ kriminal i Benet Becit, ku spikat Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë policë dhe eksponentë kriminalë të bandës së Bajrëve.

Ata ishin në përgjim dhe ndjekje penale prej kohësh, çka konfirmon se SPAK nuk ka asnjë mundësi të mos ketë material për masakrën zgjedhore të majit.

Por pyetja që lind është se përse SPAK priti zgjedhjet për të filluar arrestimet?

Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse arrestimet e bujshme, që nga rasti i Arben Ahmetajt, te Safet Gjici, Rrajat dhe deri te arrestimet e fundit, të kishin ndodhur në kohë?

Ndërkohë, kujtojmë se së fundmi, e gjithë piramida drejtuese e Policië në Shkodër u procedua për implikim në çështjen e kultivimit të kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco