Arrestohet ‘shtabi elektoral’ i Benet Becit/ Policë dhe kriminelë që i siguruan ‘fitoren’

Arrestohet ‘shtabi elektoral’ i Benet Becit/ Policë dhe kriminelë që i siguruan ‘fitoren’

09:56, 27/07/2023
A+ Aa A-

SPAK ka organizuar gjatë orëve të mbrëmjes një operacion të shtrirë në disa qytete të vendit. Në pranga ranë biznesmeni Pëllumb Gjoka, drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe Edmond Preka dhe Ardit Hasangaj, ish-punonjës policie të përjashtuar në vitin 2022.

Ka raportime të pakonfirmuara se në kërkim është shpallur edhe Behar Bajri, ndërsa ka raportime se është arrestuar Astmer Bilali, anëtar i bandës së Bajrëve. Nga mega-operacioni janë sekuestruar një sërë provash materiale në interes të hetimit si automatikë, pistoleta, një arsenal armësh, paruke dhe maska.

Por pikërisht kjo bandë ishte edhe ‘shtabi’ i fitores kriminale së Benet Becit në zgjedhjet e 14 majit në Shkodër. Pëllumb Gjoka, Tom Doshi dhe banda e Bajrëve u akuzuan nga kreu i PD, Sali Berisha si arkitektët e ‘fitores’ së Becit.

“Pëllumb Gjoka ka mbajtur nën pushtim qendrat e votimit në Velipojë. Kishin qendra që i kishin marrë peng dhe nuk lejonin të afrohej kush. Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara, shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin. Tom Doshi me milionat e veta.

U them këtyre kriminelëve se do merrni përgjigjen e merituar. Shkodra është e pamposhtur. Shkodra do çajë këtë rrethim, siç ka çarë edhe rrethimet e tjera. Shkodranët duhet të votonin të qetë, të lirë, siç u takon. Por jo nën terrorin e bandave. Edi Rama nxori bandat, liroi nga burgu me marrëveshje për të mposhtur votën e qytetarëve të Shkodrës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco