PL: Akuadromi me qira, aferë e re korruptive e Veliajt që do ta zhbëjmë me nisma ligjore

PL: Akuadromi me qira, aferë e re korruptive e Veliajt që do ta zhbëjmë me nisma ligjore

12:10, 26/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari, deklaroi sot se dhënia me qira e kompleksit të pishinave të Tiranës, biznesmenëve, është një aferë e re korruptive e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj ndaj, grupi i këshilltarëve të PL në bashkinë e Tiranës do të kërkojë do të ndërmarrë çdo nismë ligjore për të zhbërë këtë vendim korruptiv.

“Dhënia me qira e Akuadromit ose kompleksit të pishinave të Tiranës tregon qartë vullnetin e Erion Veliajt për të zhbërë çdo mundësi që qytetarët kanë për të shfrytëzuar një hapësirë publike më një çmim të lirë, - tha sot Braimllari. -  Teksa 60% e qytetarëve shqiptarë nuk kanë mundësi të kryejnë pushime, as një javë të vetme, kryetari i bashkisë së Tiranës po i heq mundësinë e vetme argëtuese, shplodhëse qytetarëve të Tiranës me çmime të përballueshme në këtë verë të nxehtë.

Një vit më parë Erion Veliaj do të shprehej se Kompleksi i Pishinave po i kthehej në administrim bashkisë dhe se ajo do ta administronte më mirë se privati dhe me çmime më të lira.

Por sot, ai ka ndërruar mendje dhe një mundësi që duhet t’a kishin qytetarët e Tiranës, çlodhëse, argëtuese në kushtet e një krize të thellë ekonomike po ia heq duke ja dhënë biznesmenëve të lidhur me të, me një çmim qesharak, duke zhdukur një herë e përgjithmonë çdo hapësirë publike në kryeqytet.

Është e qartë që Erion Veliaj është një kryetar bashkie i cili sot nuk përfaqëson interesin qytetar por vetëm atë të oligarkëve ku ai vetë është i lidhur në biznes.

Teksa Bashka e Tiranës menaxhon një buxhet 275 milionë euro në vit dhe 67% të tij e çon për paga dhe shërbime operative një pjesë e mirë këtij buxheti mund të përdorej për të administruar dhe mirëmbajtur pronat e bashkisë, që ato të aksesohen nga qytetarët me çmime të arsyeshme.

Për t’ia bërë të mundur përballimin në këto kohë krize ku çdo ditë e më shumë qytetarët po zhyten në varfëri për shkak të keqqeverisjes, keqmenaxhimit dhe korrupsionit të pushtetit qendror dhe lokal.

Erion Veliaj premtonte shtimin e hapësirave të gjelbërta, sportive dhe reakreative.

Në këto 9 vite ka zhdukur çdo hapësirë të mundshme të gjelbërt, sportive dhe reakreative për interesa të ngushta okulte në kurriz të qytetarëve të Tiranës.

Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës do të kërkojë transparencë mbi këtë aferë të Erion Veliajt dhe do të ndërmarrim çdo nismë ligjore për të zhbërë këtë vendim korruptim,” thuhet në përfundim të deklaratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco