Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Alizoti: Basha kishte kohën e tij politike, sot është një patericë e pushtetit

Alizoti: Basha kishte kohën e tij politike, sot është një patericë e pushtetit

20:00, 25/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar anomalinë që po ndodh me përjashtimin e mijërave demokratëve nga partia e vulës ishte deputeti i PD, Tomorr Alizoti.

Alizoti është shprehur se ne nuk e ndjekim PD me vendime gjykate por e kemi ndjerë që kjo është një forcë që ne na përfaqëson dhe nuk mund që një gjykatë të më drejtoj mua se çfarë do të ndjek unë dhe kush është legal e kush është ilegal për mua e në një drejtësi si ajo e Shqipërisë

"Në fillimet e kësaj beteje kur isha dhe në kryesi si ndër më të votuarit u shpreha me disa fjalë që nëse ne nuk gjemë një mënyrë diskutimi për të negociuar çështjet atëherë kjo parti do të kthehet në qendër të vëmendjes ditor do të ketë veten  saj. Duke pasur veten e saj ajo çdo ditë do të fillojë të bëhet më e vogël në shoqëri dhe kjo u vërtetua se sot është më e vogël dhe më në kaos pasi çështjet politike nuk zgjidhen kurrë me manovra juridike.

Ne nuk e ndjekim PD me vendime gjykate por e kemi ndjerë që kjo është një forcë që ne na përfaqëson dhe nuk mund që një gjykatë të më drejtoj mua se çfarë do të ndjek unë dhe kush është legal e kush është ilegal për mua e në një drejtësi si ajo e Shqipërisë.

Pd ja janë anëtarët e sja dhe kjo marrëzia e gjyqit është interes i Ramës që të asgjesojë opozitën dhe të formojë një parti shtet e të jetë i sigurt në qëllimin e tij. Kjo që po ndodh nuk ka lidhje me politikën, ne na duhet dikush që të bëjë një opozitë serioze dhe tek Basha nuk e shoh fare, tek Berisha shoh aksione politike që ka nevojë për bashkime me grupe të tetar dhe rryma të tetar që të an sjellin fitoren.

Është turp që të diskutojmë një marrëzi të tillë se kush e ka marrë vulën dhe ka ikur, njerëzit në të gjithë botën në politikë niset në bindjet, karrierën ose të kapë ndonjë gjë sa mundet. Basha ishte njeriu më me fat e kishte të gjithë kohën e tij politike dhe kjo falë Berishës, sepse po mos të ishte Berisha, ai nuk e kalonte dot kryesinë në vitin 2017. Ne duam një njeri fitues që të na kthejë në pushtet dhe jo ta kthejmë në një parti me 4 ose 5 deputetë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco