VIDEO/ Dorjan Teliti: Zhvlerësimi i euros ka ardhur nga futja e parave të pista

19:04, 25/07/2023
A+ Aa A-

Ekspert i ekonomisë Dorjan Teliti, njëkohësisht edhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros ka ardhur nga futja e parave të pista në treg.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Teliti është shprehur se Banka e Shqipërisë duhet ta marrë seriozisht këtë situatë.

‘Ekspertët e Bankës së Shqipërisë duhet ta marrin seriozisht këtë punë. Nëse kursi i këmbimit sot është 101 apo 102 lekë do të vinte për shkak të zhvillimit të ekonomisë së një vendi, që në rastin konkret është Shqipëria, i cili për vite ka ndërmarrë reforma të suksesshme dhe vjen automatikisht një nga pasojat është edhe fuqizimi i monedhës vendase, këtu nuk do të kishte diskutim.

Edhe bizneset eksportuese do të ishin përshtatur hap pas hapi.

Por në momentin që na ndodhe brenda disa muajve kemi 15% fuqizim të monedhës vendase dhe zhvlerësim të euros, ka lidhje me zhvillimet ekomomike, por ka një lidhje shumë të vogël. Pesha kryesore vjen nga gjëra që nuk ka lidhje. Prandaj kanë të drejtë dhe eksportuesit ti drejtohen qeverisë, na dëmshpërble.

Këtu ka 2 vite qeveria që thotë, hajdeni ju shqiptarë dhe të huaj që keni para anembanë botës, hajdeni se këtu në Shqipëri do ti legalizoni dhe do ti ligjëroni.

Kanë ardhur miliarda euro në Shqipëri. Hajdeni ndërtoni ju se në 2 mijë metra tokë bosh të jenë, mund të bëni kulla nga 20-30 kate, u turrën njerëzit dhe kanë ardhur paratë. E këto para që janë futur në treg, të gërshetuara me paratë e korrupsionit, krimit, drogës e me radhë, ai kursi 118-120 nuk mbajti më dhe filloi flluska shfryrëse. Në fillim, menduam se do të shkojë te 115, pastaj thamë maksimumi do të kapë 110, pastaj 107 e tani po shkon tek 100 lekë. Këtu do të fusim ekonomikë kriminale dhe të zezë. Ajo që duhet thënë është se kemi sektor në krizë dhe është sektori i eksportuesve’, tha Dorian Teliti në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco