VIDEO/ Danaj: Qeveria ka borxh publik në euro, kursi i këmbimit i intereson të qëndrojë në këtë nivel

18:42, 25/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRII TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar situatën problematike të ekonomisë dhe kursit të këmbimit ishte eksperti i ekonomisë, Violdi Danaj.

Danaj është shprehur se qeverisë i intereson që euro të jetë në këtë nivel pasi borxhi publik pjesën më të madhe të saj e ka në euro dhe me një ulje të kursit të këmbimit paguan më pak interesa.

"Me rënien e euros kanë rënë shitjet dhe bizneset eksportues nuk janë konkurrues në Europë, gjatë gjithë 6 mujorit të parë një biznes me 250 punëtor ata kanë humbur rreth 370 mijë euro nga kursi i këmbimit. Janë reduktuar shitjet në 40-50% pasi punonjësit dhe lëndët e para, taksat i paguan në lek dhe nuk ka pasur ndonjë ulje çmimi që janë nga importi sepse kur bie euro dhe çmimet duhet te blejnë sepse ka një disbalancë.

Problemi ynë është se nëse shohim rajonin Shqipëria ka uljen më drastike të euros, ne kemi probleme me borxhin publik pasi gjysma e tij është në euro dhe i leverdis që euro të jetë në këtë nivel pasi kur euro ishte 120 lek tani paguan më pak.  Borxhi publik qe kemi kjo tani i leverdis shtetit s paguan më pakë interesa, por është një shumë e madhe e parave të pista nga droga dhe korrupsioni e kjo shton monedhën euro në treg.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është se të gjitha monedhat kanë pësuar euro, cila është inpakti për amnistinë fiskale pasi ajo do të pastronte të gjitha monedhat që vijnë ën rrugë jo ligjore, kjo është indikator i qartë i parasë së pisët. Kemi kalua dhe një vit elektoral e kjo hodhi shumë euro për zgjedhjet që të blihen."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco