VIDEO/ Zusi: Sot ekonomia shqiptare është 20% më pak konkurruese se para 1 viti

18:25, 25/07/2023
A+ Aa A-

Ulja e vlerës së euros dhe barazimi i kursit të këmbimit 1 euro me 1 mijë lekë ka bërë që sot bizneset të dalin me një deklaratë për median, ku kërkojnë nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë të ndërhyjnë.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Alban Zusi, Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve tha se, sot ekonomia e Shqipërisë është 20% më pak konkurruese se 1 vit më parë.

‘Nuk e di se në cilën pikë të ligjit e ka lexuar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, sepse ai e ka hedhur këtë ide dhe e thotë gjithandej, që misioni kryesor është kjo; stabiliteti i inflacionit. Nuk e di se në cilën pikë të ligjit për Bankën e Shqipërisë, ku caktohet se kjo është e para dhe kursi i këmbimit është i dyti.

Stabiliteti makro-ekonomik i vendit ka dy shtylla, atë të inflacionit dhe të stabilitetit monetar. Nëse ndodh kjo që po ndodh sot, dhe ekonomia shqiptare është sot 20% më pak konkurruese se para një viti, atëherë cila është dobishmëria e kësaj pune. Edhe në aspektin ligjor nuk është korrekte ajo që pretendon Banka e Shqipërisë se është misioni kryesor.

Edhe nga pikëpamja e detyrave funksionale dhe që ka ai funksion për të krijuar stabilitet ekonomik në vend, nuk është korrekte. Çfarë do të ndodh në këtë vend, nëse këto biznese pas 1 muaji mbyllin dyert.

Unë di që këtyre bizneseve u mungon mbi 10% e fitimit. Nëse deri në muajin qershor ishin në kufijtë e barazimit të të ardhurave me shpenzimet, gjatë muajit korrik pothuajse të gjithë janë me minus. Dhe nëse nuk shohin dritë në fund të tunelit, minimumi do të vetëpezullohen, sepse nuk shohin zgjidhje’, tha Alban Zusi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco