'Afera e djegësave’/ Meta: Protesta dhe denoncime derisa përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë

12:54, 25/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i PL-së Ilir Meta ka dalë nga takimi me kryetarin e PD-së Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit midis dy forcave kryesore opozitare në vend.

Pyetjeve të gazetarëve në lidhje me protesta të mundshme, Meta iu përgjigj se ‘rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme ku e gjithë shoqëria do të shprehi ndjeshmërinë e saj në lidhje me këto zhvillime dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit’.

Gjithashtu Meta u ndal edhe te afera e djegësave, ku theksoi se do vazhdojë pa ndërprerje angazhimin për të denoncuar aferën e tmerrshme të djegësave që ka shkuar tashmë mbi 700 milionë euro dhe që vazhdon çdo ditë dhe vendosjen e përgjegjësve kryesorë të kësaj afere përpara drejtësisë.

Meta: Vazhdimin e bashkëpunimit tonë dhe të bashkëpunojmë edhe më shumë me të gjitha zhvillimet e reja për fillimin e sezonit të ardhshëm parlamentar.

Pyetje: A parashikohen protesta zoti Meta? Zoti Berisha ka thënë se do të flas dhe me aleatët për zhvillimin e protestave.

Meta: Ne gjithmonë kemi qënë dhe jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të iniciuara nga PD por edhe nga qytetarët dhe padyshim që rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme ku e gjithë shoqëria do të shprehi ndjeshmërinë e saj në lidhje me këto zhvillime dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Pyetje: A morët ndonjë vendim se kur dhe si do të jetë formati i protestave?

Meta: Vendimi ynë është padiskutim përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit.

Pyetje: Që do të thotë?

Meta: Që do të thotë vazhdimi pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e tmerrshme të djegësave që ka shkuar tashmë mbi 700 milionë euro dhe që vazhdon çdo ditë dhe vendosjen e përgjegjësve kryesorë të kësaj afere përpara drejtësisë dhe në raport me qytetarin shqiptar. Asnjëherë nuk kam shqetësim në raport të Ilir Metës me drejtësinë. Përkundrazi, afera e inceneratorëve…Problemi i shqetësimit kryesor është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni. Përgjegjësinë për aferën e inceneratorëve e ka ai që vazhdon akoma garantimin e kësaj afere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco