Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

‘Anulimi i zgjedhjeve’/ Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar më 27 korrik

12:14, 25/07/2023
A+ Aa A-

Pas kërkesës së 7 deputetëve demokratë për të pezulluar zgjedhjet e 29 korrikut, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte në orën 19.00.

Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh statuti, që kur partia është pa kryetar.

Statuti parashikon se është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

"Sekretari i Përgjithshëm i PD ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte, datë 27 korrik 2023, ora 19.00.

Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh statuti, që kur partia është pa kryetar, statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar", thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco