VIDEO/ Korreshi: Vetëm Sali Berisha e bashkon Partinë Demokratike

21:59, 24/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV deputeti i partisë demokratike, Saimir Korreshi është shprehur se duhet një proces gjithë përfshirës ku të bashkohet PD-ja.

Korreshi ka theksuar se i vetmi që i mbledh demokratët dhe i bashkon është Sali Berisha.

"Unë jam për një parti të madhe shumë përfshirëse. Nuk e kam problem që të trokas në derën e Berishës dhe ti them që duhet të gjet zgjidhja bëj çfarë të duash ti.

Unë kam thënë që vetëm ai e bashkon PD dhe në momenti n që ai i bie bilbilit dhe ka një proces të gjithë shkojnë pas tij, nuk ka kompleks sepse nuk fiton asnjë njeri tjetër përpos tij por duhet të bëjmë një proces gjithë përfshirës ku të dali një parti e bashkuar"- u shpreh Korreshi ndër të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco