Nesho: Opozita ka bërë një punë kolosale, duhet t'i përgjigjemi proporcionalisht bandës në pushtet

21:33, 24/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ambasadori, Agim Nesho është shprehur se opozita e vërtetë në frontin e tyre të përbashkët kanë bërë një punë kolosale.

Nesho ka theksuar se SHBA në mungesë të një strategjie për Ballkanin ju ka dhënë mundësi njerëzve dhe sorosianeve që të punojnë në funksionojë të atyre skenarëve që ka dashur Alex Soros për një Ballkan të Hapur

A është proporcionale veprimi i opozitës në kushtet e veprimit të një bande si PS. Aparati i pushteti ekzekutiv u vendos në Rrogozhinë për të manipuluar zgjedhjet. Opozita e vërtetë në frontin e tyre të përbashkët kanë bërë një punë kolosale por nuk është e mjaftueshme.

Kjo bandë që nga krijimi i kanabisit politik i cili e krijoi për të siguruar të ardhura që të lobonte për të shkatërruar opozitë, për krijimin  një sistemi putinist ku zgjedhjet parapregatiten dhe fitohen nga autokrati i radhës.

Opozita jo vetëm ka bërë punën mirë  por ka këtu është e pamjaftueshme këtu kërkohet një opozitë tjetër që ti përgjigjet proporcionalisht bandës që ka vjedhur pushtetin në Shqipëri. SHBA në mungesë të një strategjie për Ballkanin ju ka dhënë mundësi njerëzve dhe sorosianeve që të punojnë në funksionojë të atyre skenarëve që ka dashur Alex Soros për një Ballkan të Hapur. Tani ka arritur një pikë kritike që vetë SHBA do ta ketë të vështirë të mbështesë këtë bandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco