Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Korreshi: Pushteti u instalua në Rrogozhinë, Prefekti i Tiranës mori shtëpi me qera prej dy muajsh në Gosë

21:18, 24/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ është shprehur se në Rrogozhinë u instalua e gjithë kupola drejtuese e Tiranës për të manipuluar zgjedhjet.

Koreshi ka theksuar se qytetarëve u janë ofruar 300 mijë lek për votë.

"Unë isha pjesë e këtyre zgjedhjeve në një zonë në Rrogozhinë ku ishte e vetmja zonë që ruajti fitoren duke e thelluar më tej. Atje ka vërtetë demokratë me shpirt edhe pse i janë ofruar 300 mijë lek për votë dhe me shpirt e kanë mbajtur rezultatin. PD atje ka bërë pak ose aspak sepse nuk ka më mjete demokratike për të denoncuar zgjedhjet, këto nuk pyesin më, në Gosë Prefekti i Tiranës ka dy muaj që fle dhe ka marrë shtëpi me qera atje.

E gjitha PD duhet të ishte instaluar në Rrogozhinë për tu përballur me terrenin dhe instalimin e qeverisë në Rrogozhinë. Ne nuk ishim të angazhuar në atë formë që ishte vendosur PS në atë bashki dhe mendoj se demokratët e Rrogozhinës kanë 8 muaj që bëjnë fushatë, biznesi nuk ofron asnjë lloj shërbimi dhe nuk negociojnë asgjë me ne që jemi në opozitë.

Bizneset janë gjobitur dhe kanë pasur frikë se do të merrnin gjoba të dyta në këto zgjedhje, unë nuk kam parë as qendrën e Tiranës me aq shumë makina sa ishin në Rrogozhinë dje, për mua duhet të ndryshojë skema e të bërit zgjedhje. Kanë sjellë rreth 1 mijë votues nga emigrimi duke u paguar shpenzimet për të votuar Memollën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco