VIDEO/ Gjokutaj: Ahmetaj nuk ndodhet në Europë, ai është në vendet arabe ose aziatike

19:49, 24/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin orës 19.00 në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar urdhër-ndalimin dhe shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Ahmetaj nga SPAK ishte avokati, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se Ahmetaj e di se rrezikon të qëndrojë në një nga vendet e Europës dhe për t’u siguruar ai mund të ketë shkuar në një nga vendet arabe ose aziatike.

"Pas dhënies së autorizimit nga kuvendi për arrestimin dhe kontrollet SPAK menjëherë është drejtuar, pati një mjegullnajë se nuk u bë e ditur në fakt vendimi dhe shpallja e vendimit nga Gjykata për arrest me burg për Ahemtaj.

Janë kryer të gjitha procedurat, pasi në fillim shpallet në kërkrim kombëtar dhe kërkohet nga policia që ka si detyrë lokalizimin dhe marrjen masave për arrestimin tij. Sipas të gjitha kërkimeve Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri dhe pikërisht sot nga ana e policisë ku i është drejtuar SPAK me një shkresë  ku i bën me dije se Ahmetaj nuk ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Thuhet se ai është në Angli por unë mendoj se ai nuk është atje, edhe pse avokatët tregojnë ku është dhënia e vendndodhjes jep një lehtësi për ta arrestuar nëpërmjet shkresave dhe ndihmave juridiksionale mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Ahmetaj do të dalë në kërkim nga Interpol Tirana dhe do të pritet nëse ai do të gjendet diku në pikat e kalimit kufitar ose portat hyrëse të europës. Këtu flitet për një person i cili i ka marrë masat më para dhe nëse ai është jashtë BE-së dhe tenton të futet pikaset menjëherë dhe se nuk mundet që mos të dijë se do të pikaset nga lëvizjet lart e poshtë.

Sipas mendimit tim ai ndodhet ose në një nga shtetet arabe, Katar ose aziatike vendet ku mund të rrijë sa të dojë dhe i pa shqetësuar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco