VIDEO/ Nesho: Opozita ka treguar se nuk mund të blihet më, duhet dhe një reagim i shoqërisë

18:37, 24/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon për të diskutuar situatën politike dhe manipulimin e zgjedhjeve në Rrogozhinë  ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho.

Nesho është shprehur se opozita e ka bërë detyrën e saj por tani duhet dhe një reagim i shoqërisë për situatën skandaloze që gjendet vendi nga korrupsioni dhe makineria e vjedhjeve të zgjedhjeve.

Gjithë këto gjëra që po ndodhin në Shqipëri po sjellin një regjim  i cili manipulon dhe deformon vullnetin e zgjedhjeve. Janë pikërisht tolerimet, mënyra preferenciale, grupet e interesit  nga faktorët ndërkombëtar që kanë përkrahur regjimin e Ramës. Shtypi i rilindjes e cila e gjen fajtorin te opozita në fakt janë vetëm slogane që përdor regjimi i Ramës që është në një pozicion shumë të vështirë.

Nuk mund të matet puna e opozitës me një rreth të vogël si është Rrogozhina pasi pushteti është i aftë të manipulojë në të gjitha mundësitë për të siguruar fitoren.

Ky është një regjim i cili nuk ndalon as tani ku inceneratorët kanë shkaktuar këtë mega skandal dhe numri dy i qeverisë është arratisur dhe me aq mjafton që qeveria të binte 100 herë dhe jo të vazhdoje e të fuqizohet më shumë. Mendoj Se opozita i ka bërë detyrat e saj, por në pikëpamjen time po tregohet e zgjuar dhe e pjekur në situatën që po ndodhemi, kërkohet edhe një lëvizje e të gjithë shoqërisë shqiptare. Është treguar që opozita nuk mund të blihet më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco