Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Gjinaj: Votuesit kanë ardhur nga emigrimi me çartera të paguar nga PS për të votuar në zgjedhjet e Rrogozhinë

18:21, 24/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emision Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të komentuar zgjedhjet në Rrogozhinë ishte gazetari i cili mbuloi këto garë elektorale nga terreni, Fatjon Gjinaj.

Gjini është shprehur se në zgjedhjet e Rrogozhinës disa banorë kanë pasur luksin që t’u paguhen shpenzimet për të ardhur nga emigrimi që të votojnë kandidatin e PS, Memollën.

"Anëtarëve të komisionit në qendrat e votimit pasi kam pyetur kam konstatuar se numri i votuesve për të njëjtin orar me datën e 14 majit ishe shumë herë më e lartë në zgjedhjet e 29 korrikut se ato të majit.

Nga kontaktet që kam pasur di të them se një numër i konsiderueshëm i votuesve në Rrogozhinë kanë pasur një luks që as njerëz në SHBA nuk e kanë duke u sjellë me cartera për të votuar kandidatin e PS, Memollën. Ata kanë ardhur me bileta të paguara nga përfaqësues të PS ku u është kompesuar çdo shpenzim.

Duhet që drejtësia të hetojë se kush është burimi i parave që këto subjekte politike përdorin për të financuar të tilla shpenzime që shkojnë deri të pronotimi i avionëve për të sjellë banorët në çdo cep të europës për të votuar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?24/07/2023 21:15

Janë rreth 1700 vota më shumë se rezultati i 14 majit. Ça çartera thua? S'mund të sjellësh 1700 rrogozhinas nga vende të ndryshme me chartera për të votuar. Mund të blesh vota te ata që s'kanë votuar më parë ndoshta. Mos flisni kot sa për të justifikuar humbjen. Kush vajti nga foltorja para zgjedhjeve atje për mbështetje e për thirrje që të shkonin të votonin BF? Vajti Saliu? Jo? Pse? Se e dinte humbjen?

Shto koment

Denonco