Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

VIDEO/ Boçi: Rrogozhinën e mbyti makineria e pushtetit, në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje

16:46, 24/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e  pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar masakrën zgjedhore në Rrogozhinë ishte nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi.

Boçi është shprehur se në Rrogozhinë është ushtruar një terror politik nga qeveria për të manipuluar me çdo kusht rezultatin e zgjedhjeve duke shtuar dhe numrin votuesve për të arritur rezultatin që ata dëshirojnë.

"Tani u hoq burgu dhe kutia e manipuluar ndërsa shteti e ktheu Rrogozhinën në burg të gjithin duke u përpjekur të ushtronte dhunë e terror. Në raste kur njerëz kërkojnë ndryshimin ka pjesëmarrje të madhe, ndërsa në rastin e Rrogozhinës kur zgjedhjet ripërsëritën ka një tendencë ulje, ndërsa ndodhe kundërta shtohet numri i zgjedhësve. Kandidati opozitës ishte fitues pa burgun në një numër të vogël votash tani pa burgun humbet me një numër të madh votash pas 40 ditësh.

Unë nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndryshojë që të prodhohet një rezultat i tillë. Nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndryshojë që të ketë një përmbysje të tillë, a u qeveris mirë Rrogozhina për 40 ditë apo qeveria përformojë  mire ku korrupsioni ka dal sheshit, rrugët mbushen me gjak dhe skandalet seksuale gjendem kudo në zyrat e shtetit.

Në Elbasan, Tiranë e rrethe të mëdha njerëzit duan të largohen dhe nuk marrin pjesë as në votime ndërsa në Rrogozhinë u shtuan 2000 perona që duan të marrin pjesë në zgjedhje ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit. Ajo që ka ndodhur atje është një katastrofë politike ku kandidatët luftojnë me shtetin dhe një organizatë kriminale që janë të veshur me pushtet ku interesi i  qytetarit nuk duket gjëkundi.

Kush fitoi me 2 mijë vota diference, qeverisja më e mirë, ajo qeverisje që është e zhytur në krim e korrupsion, kandidati i opozitës shpalosi një ide për ndryshimin e qeverisjes së qytetit por në fund shohim një diferencë me 2 mijë vota ku para 40 ditësh i njëjti kandidat që humbi dje i fitoi zgjedhjet. Unë e ndjej veten fajtor se jam pjesë e politikës, pavarësisht se kush janë autorët e masakrës, iluzioni që kemi zgjedhje e do ta shembim regjimin me zgjedhje është iluzion. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco