VIDEO/ Fotografohet dhe griset vota në Rrogozhinë, pezullohet votimi

09:54, 23/07/2023
A+ Aa A-

Një incident ka ndodhur në një qendër votimit në Rrogozhinë, ku është fotografuar dhe vota për tu përdorur si provë më pas, se porosia ishte dërguar deri në fund.

Siç tregojnë dhe vetë komisionerët, një zonjë ka fotografuar votën e saj dhe pasi është pikasur nga vëzhguesit, ajo ka grisur fletën e votimit.

Kjo ka bërë që të ketë përplasje mes komisionerëve dhe të pezullohet votimit.

Në këtë qendër kanë ardhur më pas edhe anëtarë të Komisionit Zonal, për të verifikuar dhe marrë vendim në lidhje me procesin e votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco