Braktisja e shkollës, preket edhe arsimi profesional! Kërkohet rikthimi i vëmendjes te të rinjtë

Braktisja e shkollës, preket edhe arsimi profesional! Kërkohet rikthimi i vëmendjes te të rinjtë

21:13, 22/07/2023
A+ Aa A-

Si pasojë e emigracionit, nevojës për të punuar ndonëse pa arritur moshën apo nga përfshirja në aktivitete të paligjshme, qindra të rinj braktisin shkollën çdo vit.

Tashmë ky fenomen po përfshin edhe arsimin profesional. Nga mbi 21 mijë në 2018-n, numri i atyre që studiojnë për të marrë një zanat ka rënë nën 17 mijë, (grafik 1) ndërsa  arsyet e zgjerimit të kësaj ecuri shkojë edhe të tjera drejtime.

 “Ndodh për arsye të ndryshe. Distancat e largëta, mungesa e transportit apo konvikteve si dhe nevoja për të punuar janë faktorët kryesojë që largojnë të rinjtë nga shkolla”, shprehet Mirela Andoni, specialiste pranë UNICEF.

Në kushtet që vendi po vuan si kurrë më parë efektet e largimeve masive, ekspertë të fushës kërkojnë që vëmendja e institucioneve të rikthehet te të rinjtë.

 “Nëse një njeri trajtohet mirë dhe respektohet në bazë të meritokracisë ai do të qëndrojë në Shqipëri. Nuk ka arsye se pse të ikë”, tregon ajo.

Një raport i fundit nga Organizata Botërore e Migracionit tregoi se emigracioni po dëmton të gjithë vendin në tërësi dhe bujqësinë në veçanti./ A2/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco