SYRI TV/ Berisha publikon denoncimin: Beleri mbahet në burg që rilindja të vjedhë

20:55, 22/07/2023
A+ Aa A-

Mafia qeveritare po vjedh pronat në Himarë duke ndërtuar vila luksoze pa leje në kodrat e Argjileo dhe mbi Gjirin e Llamanit, për këtë qëllim po e mbajnë në burg si të burgosur politik kryebashkiakun Fredi Beleri. Denoncimi është bërë nga kryreari i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes publikimit të mesazhit të qytetarit dixhital. Në këtë afere janë përfshirë efektivë policie, inspektor të ndërtimeve, por pronarët e vërtetë sipas Berishës janë ministrat dhe deputetë të sektit të rilindjes.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar se në Himarë mafia qeveritare po vjedh pronat publike himarjotëve duke ndërtuar pa leje në kodrat Argjileo dhe mbi Gjirin e Llamanit, hotele dhe vila lukzose. Lideri demokrat ka publikuar mesazhin e qytetarti dixhital që denoncon që këto vila janë ndërtuar nga zyrtarët e Bashkisë së Himarës, vartës të ish kryebashkiakut socialist Jorgo Goro dhe por sipas tij, prapa tyre pronarët e vërtetë janë zyrtarë të lartë ministra, deputetë të sektit të rilindjes. Mbatja e Fredi Belerit në burg, thekson Berisha bëhet me qëllim që sekti i rilindjes të vijojë të vjedhë pronat e shqiptarëve.

‘Ndërkohë që Fredi Beleri mbahet në burg si i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmbë për dhëmbë me mafien qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën. Kjo mafie e rrezikshme që ka në linje të parë bandit me uniformë, zyrtarë lokalë të partisë së krimit dhe drogës, prapa të cilëve fshihen zyrtarë të lartë ministra, deputetë të sektit të rilindjes është vërsulur në kodrat dhe zonat me piktoreske të Himarës dhe ndërton pandërpreje dhjetra e dhjetra vila, motele, hotele. Qytetari dixhital i denoncon batërdinë që mafia qeveritare po bën në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë pse Edi Rama mban Fredi Belerin të burgosur politik’, thekson Berisha.

Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, në vjedhjen e pronave, janë përfshirë disa institucione lokale por edhe njerëz që kanë lidhje me krimin duke publikuar edhe emrat e efektivëve apo inspektorëve të ndërtimtit në këtë veprimtari kriminale.

Vetëm në kodrën përballë qytetit të Himarës –“Argjileo”, shtetasit Taulant Dedaj punonjës i Bashkisë Himarë, Erjon Zenelaj punonjës prej 10 vitesh i INUV Himarë , Ilir Kadena, komandant i postës kufitare Himarë, Renato Hodaj punonjës i IKMT Himarë, Kozma Kote me banim në ishullin Rodos në Greqi i dencuar vite më parë edhe nga ish kryeministri Berisha për lidhjet e tij mafioze me Klement Balilin, LL. Rapo, Andi Taullaj punonjës i ASHK Vlorë babai i të cilit është edhe punonjës i SHISH, Viktor Gogaj ish shef i Komisariatit Himarë, si edhe një shef tjetër i Komisariatit të Policisë Himarë kanë ndërtuar pa leje shtëpi dhe hotele në një nga zonat më të bukura dhe piktoreske të Himarës duke tjetërsuar pejsazhin me ndërtesa banale betoni dhe duke hapur rrugë në shkëmb jashtë çdo kriteri.

Në denoncim e publikuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksohet se sipas informacioneve të brendshme të bashkisë, këto ndërtimet kanë nisur të beheshin që muaj prill, gjatë fushatës elektorale dhe Jorgo Goro ka favorizuar administratën duke i dhënë prona me qëllim angazhimin e tyre për të mbledhur vota qytetarëve, që edhe pse me veprim të tilla të paligjshme, ai nuk mundi t’i fitonte zgjedhjet, pasi himarjotët votuan Fredi Belerin si kryetar bashkie i cili po mbahet në burg. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco