Rama thërret  Asamblenë Kombëtare të PS më 26 korrik. A do të 'hajë' Asambleja koka të tjera në ekzekutiv?

Rama thërret Asamblenë Kombëtare të PS më 26 korrik. A do të 'hajë' Asambleja koka të tjera në ekzekutiv?

19:46, 22/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur mbledhjen e asamblesë së PS-së më 26 korrik.

Mbledhja do të zhvillohet të mërkurën ora 17:30, në Tiranë. Asambleja është organ vendimmarrës i PS.

Burime nga PS paralajmërojnë një fjalë të gjatë që do të mbajë Rama në asamble dhe nuk përjashtohet mundësia e lëvizjes së drejtuesve të PS në qarqe, gjithashtu mund të paralajmërohen edhe ndryshime në ekzekutiv për në muajin shtator.  

Siç ka raportuar më herët Syri.net, emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme ishte planifikuar për t’u bërë gjatë muajit shtator, por ngjarja e rënde e bandës së socialistëve të Fushë Krujës e përshpejtoi atë.

Olta Xhaçka, Delina Brahimaj, Frida Krifca pritet të jenë 'koka' që mund të hajë Asambleja e korrikut. Por nuk është çudi edhe Balluku të jetë njëra prej surprizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco