Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

19:17, 22/07/2023
A+ Aa A-

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në Rrogozhinë për zgjedhjet e 23 korrikut, që do të mbahen këtë të dielë.

Në të gjithë Rrogozhinën do të jenë 54 qendra votimi dhe pamjet në foton kryesore janë nga KZAZ Nr 43.

Zgjedhjet e ditës së nesërme janë përsëritje e atyre të 14 majit, pasi u pranua nga Kolegji Zgjedhor kërkesa e opozitës pas gjetjes së parregullsive në proces.

Kandidati i maxhorancës, Edison Memolla, fitoi zgjedhjet e 14 majit përmes votave të kutive të burgut.

Në garë ditën e nesërme do të jenë sërish kandidatët Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco