Kikia: Të mbajmë fort akademikët, pa mjekë kemi plot…

Kikia: Të mbajmë fort akademikët, pa mjekë kemi plot…

18:55, 22/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia në koment në rrjetet sociale ka bërë me dije se doktor Tritan Kalo ka dalë në pension dhe ka krahasuar këtë akt me votimin në Kuvend të zgjatjes së mandatit për Skënder Gjinushin, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Akademisë së Shkencave.

Kikia shkruan se qeveria po përpiqet të mbajë me forcë studentët e mjekësisë dhe Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencës, por mjafton një copë letër me një njoftim të nxjerrin në pension mjekë që kanë mundësi të japin ende kontributin dhe shërbimin e tyre në mjekësi.

“Të mbajmë fort akademikët, pa mjekë kemi plot….

Këta dy burra janë dy njerëz të shquar në fushat e tyre. Prof. Tritan Kalo është një mjek i njohur dhe një personalitet në fushën e tij.

Prof. Skënder Gjinushi ka qenë një matematikan, një mendje e ndritur e fushës, në kohë të tij. Por më pas ai e la matematikën dhe u bë politikan. Bëri një parti të cilën para 5 vitesh e shiti dhe bleu Akademinë e Shkencave, me saktë e këmbeu si dikur, mall me mall.

Doktorin pak ditë më parë e nxorrën në pension. Dmth mbushi moshën dhe nuk e lejuan të punonte as kësaj asnjë ditë më shumë. Ka rregulla, mbushe moshen, një copë letër për njoftim dhe hajt.

Në fakt, ndërsa jemi duke luftuar e bërë ligje të posaçme për të detyruar mjekët e rinj të mos ikin, përse të mos mbajmë edhe pak këta të vjetrit, derisa kane ende çfarë të japin në spitale(në të vërtetë kanë shumë)?

Ndërsa Kalon e hoqëm direkt, për Gjinushin bëmë një ligj të Posçëm që të mos dalë në pension. Shumë zhurmë u bë, shumë, u shkelmua me këmbë çdo procedure demokratike në Akademinë e Shkencave, vetëm që Gjinushi të mbetet sërish kryetar.

Meqë ra fjala doktori emigroi sapo doli në pension. Atë nuk e kap ai ligji që u miratua në mesnatë për mjekët e rinj, në të njëtën seancë me ligjin që ndalon Gjinushin të dalë në pension”, shkruan Kikia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco