Berisha: Çdo ditë që kalon, Erion Veliaj e ka vendin në burg! Bandat e tij po bëjnë presion në Rrogozhinë

13:00, 21/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi sot kryebashkiakun e Tiranës për aferën e djegësave dhe për presionet që po ushtron ndaj votuesve në Rrogozhinë.

“Kandidati i PD ka bërë dhe po bën një fushatë të shkëlqyer. Atij i grabitën fitoren. Kam besim se zgjedhësit e Rrogozhinës do votojnë kandidatin e tyre fitimtar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe të gjitha qëndrimet antiligjore të Erion Veliajt dhe bandave të tij, presionin e tmerrshëm ndaj qytetarëve të Rrogozhinës.

Erion Veliajt, që është një nga tre më kryesorët e klanit të plehrave të qeverisë, njeriu që shndërroi investimin publik për djegësat në koncesion, njeriu që falsifikoi vendimet e Këshillit Bashkiak dhe të Qarkut, Erion Veliaj vjedh në mënyrë të tmerrshme se përveç tarifave prej 29 eurosh, që depoziton mbetje të qytetit, po kaq edhe Sako, një eksponente kryesore e mafies së plehrave, përveçse detyron për 29 euro toni, detyron ndërtuesit që çdo inert, çdo beton, çdo dhe- dheu është mall, nuk është mbetje, e blejnë dhe e shesin se përdoret për kopshte, për mbyllje, për shumë gjëra- nuk mund ta çojnë askund tjetër përveçse në fushën e Sharrës dhe përkundrejt tarifave shumë të larta. Dhe mos kujtoni se del një kamion ë? Është e ndaluar se është ndërmarrja e Ramës. Salillari, tek ndërtonte një segment të unazës, i çonte mbetjet në Skurraj dhe i leverdiste shumë më mirë se të paguante në fushën e Sharrës.

Erion Veliaj, çdo ditë që kalon, e ka vendin në burg. Ai po përpiqet, po bën çdo gjë, u deklaron mëkatarëve të tjerë se e kam mbyllur me SKAP-in. Edhe mund ta ketë mbyllur. Por i them Veliajt se ajo dosje nuk mbyllet kurrë,” tha Berisha.

“Ahmetajt i thotë se e kam mbyllur në SKAP, por ai është dhjetë herë më rëndë se Ahmetaj. Pavarësisht se ai i thotë Ahmetajt se e ka mbyllur, dhe se e ke nga Fuga... çfarë Fuga, e ka direkt nga Rama. Sigurisht edhe Veliaj ka bërë punën e tij. Se këta mendojnë se po iku njëri, do qetësohen. Po kjo çështje do zbardhet,” theksoi kreu demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco