Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Berisha: Me Ahmetajn u zhvilluan një javë negociata! Pas dështimit, u lëshua mandati i arrestit

12:37, 21/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal gjatë në konferencën e fundjavës te afera e inceneratorëve.

“Edi Rama ka një problem tjetër madhor. Problemi i tij madhor është se ka firmën e tij mbi financimin me paratë e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, të djegësit të Elbasanit. Pra, kjo e bën atë përgjegjësin më kryesor në zbatimin e këtij projekti mafioz. Kurrë ai nuk mund të prekë atë fond për këto qëllime. Kurrë! Por ai e ka bërë se e kishte sipërmarrjen e tij.

E fundit te firmat është firma e tij fatale mbi dhënien e bonusit prej 8 pikësh të një kompanie që nuk ekzistonte kurrë, tetë muaj përpara se ajo të themelohej. Dhënia në dhjetor të vitit 2016 për kompaninë Integrated, edhe pse Ermonela Felaj e ka informuar me shkresë se kjo nuk mund të ndodhë pasi kompania nuk ekziston. Ky ishte projekti i djegësit të Tiranës me të cilin jo vetëm ai, por edhe gjeneratat që do vijnë do të bëheshin të pasur.

Kryeministër në botë që pretendon se djegësi i Tiranës është një kompani e Zoto-Mërtirit dhe që të dy janë me mandat arresti dhe në kërkim, paguhen çdo ditë 90 mijë euro, paguhen mbi 2 milionë euro në muaj, kjo ndodh vetëm se është sipërmarrja e tij. 

Kur vjen puna, ai ka bërë ligjin e konfiskimit, autorizon veten e tij për të konfiskuar, që nuk ndodh as në diktatura. Por kur është puna, atë ligj e ka për të tjerët, jo për sipërmarrjen e vet. Sipërmarrja e vet vazhdon të furnizohet dhe paguhet në kundërshtim me ligjin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe Edi Ramës t’i shtohen kontot bashkë me Erion Veliajn.

Nuk ka firmosur rastësisht Niko aty, është i zhytur edhe ai në pleh. Do dalin edhe dokumentet për zhytjen e tij. Do të shihni ju se si këta anëtarë të organizatës kriminale, kanë shkelmuar çdo interes të qytetarëve shqiptarë.

Ahmetaj - pavarësisht se nuk është akuzuar për dy gjërat kryesore, për dhënien, miratimin- për procedurën me negociata të mbyllura, Ahmetaj ka dhënë miratimin. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave nuk mund të preket pa firmën e ministrit të Financave. U zhvilluan pothuajse një javë negociata me të dhe nuk pati rezultat dhe dje u lëshua mandati i arrestit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco