Takimi i parë me Grupin Koordinues, Kurti: I kemi plotësuar kushtet ligjore për KiE

Takimi i parë me Grupin Koordinues, Kurti: I kemi plotësuar kushtet ligjore për KiE

11:12, 21/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Republika e Kosovës e ka vendin në Këshillin e Evropës pasi është ndërtuar në vlerat evropiane dhe në respektim të pakicave.

Në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, Kurti u shpreh anëtarësimin mundëson qasjen në gjykatën ndërkombëtare për të drejtat njeriut dhe kjo forcon edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve tanë pa dallim.

Madje shprehte i bindur se Kosova i ka plotësuar edhe kërkesat ligjore për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Si organizata më e vjetër Këshilli i Evropës sikurse shteti ynë mishërojnë vlerat në të drejtat e njeriut. Republika e Kosovës është ndërtuar në vlerat e Këshillit të Evropës si dhe të drejtat e komuniteteve pakicë natyrshëm e ka vendin në këtë organizatë”.

“Kjo mundëson qasjen në gjykatën kjo forcon edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve tanë pa dallim. Republika e Kosovës ka plotësuar edhe kërkesat ligjore për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës”, tha Kurti.

Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se kjo çështje është marrë në mënyrë intensive e me seriozitet e profesionalizëm.

Ai ka kërkuar që të gjitha institucionet të angazhohen në mënyrë që anëtarësimi të ndodh sa më parë, raporton EO.

“Falë angazhimit të zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti jam shumë e bindur se proceset do të kishin zgjatur më shumë. Është marrë në mënyrë intenzive me anëtarësim në Këshill të Evropës duke dëshmuar një seriozitet dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm”.

“Tani që ka kaluar faza e parë, gjithçka do të varët nga bashkërendimi i këtij grupi, prandaj uroj që në institucionet që ju punoni të luftoni në emër të Kosovës që proceset që varën nga institucionet tuaja të ecin sa më shpejtë sepse nga bashkërendimi juaj do të varet edhe ritmi me të cilin ne do të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës sa më shpejt”, tha Gërvalla./EO/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco