Hoxha në KAFE SHQETO: Rama nuk do të jetë në vjeshtë! Qeveri teknike deri në zgjedhje normale

Hoxha në KAFE SHQETO: Rama nuk do të jetë në vjeshtë! Qeveri teknike deri në zgjedhje normale

10:11, 21/07/2023
A+ Aa A-

Z. Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka shprehur bindjen e plotë se skandalet e Rilindjes do të marrin fund shumë shpejt, se qeveria Rama po bie, pasi nuk e mban dot më peshën e rëndë të korrupsionit që ka mbi supe. “Rama nuk do të jetë në vjeshtë”, parashikoi politikani dhe solli në vëmendje faktin se ka një arsye të pathënë pse kryeministri nuk shkoi në SHBA para pak javësh, por dërgoi Zv.kryeministren Balluku.

Sipas gjykimit të tij, një qeveri teknike, e përgjegjëshme nga i gjithë spektri politik dhe shoqëria civile do të mund ta menaxhonte situatën për një kohë të caktuar derisa në vend të zhvilloheshin zgjedhje normale.

I ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV nga moderatorët Flavio Qarri dhe Ola Bregu se si e parashikon politikisht vjeshtën, Hoxha ndër të tjera tha:

“Ky nuk ishte parlamenti i votës së lirë, ishte parlamenti i listave. Në të dyja krahët s’kishte proces, kishte lista kryetarësh që çuan në parlament ata njerëz që iu shërbyen më mirë, interesit të çastit të këtyre kryetarëve. Unë nuk mendoj se ky parlament e ka aftësinë për të prodhuar këtë lloj politike. Nga ana tjetër, e ndaj qeverinë nga parlamenti dhe mendoj se në shtator, tetor, do të duhet të kemi këtë lloj përgjegjësie dhe këtë lloj përgjegjshmërie politike për ta nxjerrë Shqipërinë njëherë e mirë nga “Ramalindja” dhe unë mendoj se Rama nuk do të jetë në vjeshtë! Ndaj thashë “çoni një psikolog në parlament”, për të parë se si do të sillen këta deputetët e majtë në raport me Shqipërinë e vjeshtës."

Kafe Shqeto: Deri tani të kanë dalë parashikimet, por po s’të doli ky...Do të jetë çështja McGonigal që do të sjellë fundin e Ramës?

Lisandër Hoxha: Po Rama ka shumë çështje për të cilat duhet të japë llogari dhe nuk dihet se për cilën do ta kapin të parën, po sigurisht që kur t’i mblidhen do t’i ketë në grup.

Kafe Shqeto: Po e lidh këtë më faktin që thatë më herët se Rama nuk shkon dot në Amerikë dhe ishte Balluku ajo që shkoi...

Lisandër Hoxha: Nuk shkoi në Amerikë në fakt dhe nuk po shkon dot. kam nja 6 muaj që po e bëj si sfidë publike. A shkon dot Rama në Amerikë?! E kam bërë publike këtë pyetje, s’më ka kthyer njeri përgjigje. Shkon ai atje, shkon, por shkon si i pandehur. Po kështu nuk shkon! Unë mendoj këtë gjë - skandalet e Rilindjes marrin fund shumë shpejt! Qeveria tashmë po ecën mbi rrota kaloriferi dhe nuk e mbajnë dot më peshën e rëndë të korrupsionit që ka mbi supe.

Faji do të kalojë drejt drejtësisë nëse nuk vepron shpejt dhe nëse nuk i çon para drejtësisë këta njerëz, të cilët kanë marrë në qafë jetën e shqiptarëve. Kaq e thjeshtë është.

Çfarë do të ndodhë në shtator?! Unë, parashikime fati nuk bëj, unë gjykoj se qeveria është duke rënë, Rilindja tashmë ka marrë fund dhe duhet t’i japim një shpresë Shqipërisë. Mendoj – opinioni im është, që përmes një qeverie teknike, të përgjegjshme, nga i gjithë spektri politik, nga shoqëria civile, do të kemi aftësinë për ta menaxhuar këtë situatë për një kohë të caktuar sa t’i japim Shqipërisë një  palë zgjedhje normale. Në të kundërt, ka zgjidhje dhe të tjera.../ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon e SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco