Puç parlamentar kundër Akademisë/ Rama i zgjat mandatin Gjinushit

Puç parlamentar kundër Akademisë/ Rama i zgjat mandatin Gjinushit

09:04, 21/07/2023
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të mëngjesit disa prej projektligjeve më kontroverse në histori. Pikërisht në seancën e fundit, Kuvendi hoqi kufizimet për kreun e Akademisë së Shkencave duke i lejuar Skënder Gjinushit të zgjidhet për një mandat të dytë.

Ky projektligj u kundërshtua ashpër jo vetëm nga opozita, por edhe nga intelektualët dhe media në vend. Ai u cilësua si një puç parlamentar kundër Akademisë së Shkencave.

Mandati 4-vjeçar i Gjinushit ka përfunduar dhe ligji i ri i jep të drejtën që të rikandidojë për një mandat të dytë 4-vjeçar radhazi, gjë që ndalohej me ligjin në fuqi.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme, por ligji i ri solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë.

Gjatë seancës së djeshme, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se ligji për Akademinë e Shkencave është më i turpshmi në 30 vite.

“E thashë dhe dje; po veproni si ata në shpellën e Borizanës, për të zgjatur mandatin e një njeriu që nuk meriton të jetë një ditë aty dhe që është produkt i një marrëveshje kriminale, mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Po Gjinushi, çfarë politike ka bërë, çfarë studimesh ka bërë. Marrëveshjen me Tom Doshin. Po ka histori më të turpshme. E justifikoni këtu me Ismail Kadarenë. Hajdeni të vendosim me ligj, Ismail Kadareja anëtar i përjetshëm i Akademisë. Por të krahasosh Gjinushin me Ismail Kadarenë është njëlloj si të krahasosh atë Rrajën me shkopinj në dorë, me pastorin të themi këtu, kur është në kishë e jo në parlament. Se këtu në parlament e harron biblën dhe merret me manifestin,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco