Sot takimi i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sot takimi i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

08:09, 21/07/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Sot mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë takim marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe mnistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Disa avë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozimin e vendimit për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare Këshilli i Evropës, raporton RTKlive.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, muaj më parë ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Këshilli i Evropës, organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco