Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Kuvendi/ Bardhi akuza Ramës: Qeveria jote po financon bosët e inceneratorëve, përgjegjësit arratisen

Kuvendi/ Bardhi akuza Ramës: Qeveria jote po financon bosët e inceneratorëve, përgjegjësit arratisen

22:38, 20/07/2023
A+ Aa A-

Gazment Bardhi nga Kuvendi ka kërkuar që kreu i qeverisë Edi Rama të marrë pjesë në kuvend dhe të japë shpjegime për aferën e inceneratorëve.

Bardhi nuk i ka kursyer kritikat, ndërsa ka thënë se Rama nuk mund ti fshihet përgjegjësisë për paratë që i jepen bosave të inceneratorëve.

“Me kë do ta mbajmë seancën kur kryeministri nuk është, ku në dosjen e SPAK u zbulua afera pas një hetimi 3 vjeçar. Ky Kuvend nuk mund të bëjë sikur sheh, kur numri i dytë i qeverisë i është fshehur drejtësisë, është arratisur dhe vazhdon dhe merr pagesën e tij. Ka tre persona të arratisur, kërkojmë interperlancë me Ramën për përgjegjësinë e qeverisë së tij, por dhe informacion nga ai sesi ka mundësi sesi qeveria vijon të financojë dy bosët e inceneratorëve që i fshihen drejtësisë prej vitesh, nuk mund ti fshihet këtyre çështjeve. Do vijë një ditë në parlament, por dhe dita kur ai do përballet me drejtësinë sepse Ahmetaj dhe kudo i përfshirë kanë përgjegjësi”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco