KE për EurActiv: Pezulluam fondet për Shqipërinë si masë paraprake pas hetimeve për korrupsion

KE për EurActiv: Pezulluam fondet për Shqipërinë si masë paraprake pas hetimeve për korrupsion

20:48, 20/07/2023
A+ Aa A-

Komisioni Europian konfirmoi për agjencinë e Brukselit, EurActiv, pezullimin e fondeve të bujqësisë për Shqipërinë.

Sipas agjencisë, pezullimi i pagesave që u jepen autoriteteve shqiptare në kuadër të programit agrikulturor IPARD II është bërë pas një hetimi të kryer nga agjencia e antikorrupsionit OLAF.

Programi IPARD II është një program ndihme për shtetet që duan të anëtarësohen në BE. Ai ofron mbështetje për programet e zhvillimit dhe reformimit të zonave rurale dhe sektorit agroushqimor.

Duke nisur nga viti 2021, Shqipëria parashikohet të marrë 112 milionë euro nga ky program.

Zyrtarët e Komisionit Europian thanë për EurActiv se ‘masat u morën si një masë paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga OLAF’.

Më tej, Komisioni tha se ka pezulluar rimbursimet si një masë për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Europian.

Por ekzekutivi i BE nuk komentoi për rezultatet e hetimit të OLAF.

“Bazuar në çdo gjetje, Komisioni do të ndërmarrë çdo veprim të mëtejshëm për të mbrojtur interesat financiare të BE,” thanë zyrtarët.

Kurse përfaqësuesit e OLAF nuk i janë përgjigjur pyetjeve të dërguara nga EurActiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco