Protesta e studentëve të mjekësisë/ ZDF gjermane: Të lirë dhe të pasur apo të varfër dhe të lidhur me zinxhirë

Protesta e studentëve të mjekësisë/ ZDF gjermane: Të lirë dhe të pasur apo të varfër dhe të lidhur me zinxhirë

20:18, 20/07/2023
A+ Aa A-

Rrjeti televiziv gjerman, ZDF, i kushtoi sot një reportazh protestës së studentëve të mjekësisë në Tiranë.

“Gjithnjë e më shumë mjekë shqiptarë po vijnë në Gjermani- rroga këtu është tre herë më e lartë se në shtëpi. Qeveria tani po reagon me një ligj që synon të kufizojë ikjen e trurit,” raporton ZDF.

“40 gradë sot në Tiranë, por akoma më nxehtë ishte përpara parlamentit. Studentët e mjekësisë protestojnë kundër një projektligji që i detyron të qëndrojnë pesë vite pas studimit në Shqipëri, ose të paguajnë kostot e studimit,” thekson rrjeti gjerman.

Një studente thotë se projekti i qeverisë i ka ka ndryshuar planet për të ardhmen. “Doja të specializohesha jashtë shtetit, por me këtë ligjin e ri një gjë e tillë më ndalohet,” tha Cindi Allamani.

Sipas ZDF, ‘në Shqipëri mungojnë mjekët kryesisht në provinca. Gjatë pandemisë kjo solli pasoja tragjike. Shqipëria pati një nga nivelet më të larta të vdekjeve në Europë. Mungojnë pajisjet moderne dhe forca e punës’.

Deri dy të tretat e mjekëve largohen nga vendi direkt pas studimeve, thekson rrjeti gjerman.

Kryeministri Edi Rama thotë se vendi nuk mund të prodhojë mjekë për Gjermaninë. Ndërkohë Gjermania kërkon edhe trefishin e mjekëve për të mbuluar nevojat e saj.

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë për ZDF se duhet përmirësuar rroga, por edhe perspektiva dhe njohja shoqërore. Sistemit shëndetësor i mungojnë paratë, por edhe mjekët, shton rrjeti gjerman.

Sipas saj, studentët janë përpara zgjedhjes: “Të lirë dhe të pasur apo të varfër dhe të lidhur me zinxhirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco