Rizgjedhjet në Rrogozhinë, Hoxha: Beteja ime është përballë Veliajt dhe gjithë qeverisë

19:43, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha, ka folur për situatën aktuale para rizgjedhjeve, ku thotë se beteja e tij po bëhet me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn dhe të gjithë qeveritarët.

Në një lidhje me Skype për Edicionin e Mbrëmjes me Edvin Parrucën në SYRI TV, Hoxha e konsideron një fushatë jonormale, duke qënë se në qytetin e Rrogozhinës kanë zbarkuar qeveritarë dhe biznesmen të fuqishëm të cilët kanë bllokuar aktivitetet e mbështetëve të opozitës, në mënyrë që të mbajnë situatën nën kontrollin e tyre. 

Kjo gjithçka mund të quhet, por vetëm fushatë nuk është. Është një fushatë komplet e pabarabartë. Është një fushatë komplet e deformuar, ku përballë meje në vend që të kisha kandidatin rival të mazhorancës, unë kam përballë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe të gjithë qeverinë. E gjithë qeveria, e gjithë administrata publike e shtetit shqiptar ka zbarkuar në Rrogozhinë. Këtu janë mbledhur të tgjithë drejtorët e institucioneve, AKU, tatimet, doganat, policia, të gjithë kryetarët e bashkive të mazhorancës.

Të gjithë biznesmenët  më të fuqishëm kanë zbrit në Rrogozhinë, të gjitha bandat kanë zbrit në Rrogozhinë. Për të hyrë në Rrogoxhinë duhet të kalosh minimalisht 7-të postblloqe policie dhe atëherë mund të thuash që ke hyrë në qytet.

Është një sitautë jashtëzakonisht jonormale, ku vetëm fushatë nuk mund ta quash. Nuk mund të thuash që janë zgjedhje normale në një shtet demokratik.

Mbështetësit e mij janë totalisht në presion. Në momentin që mbështetësit e mij që janë faktor politik por që kanë edhe aktivitete private të vjen drejtori i AKU e të bllokon aktivitetin, të vë një gjobë prej 6 milion lekësh dhe po i njëjti inspektor thotë ‘në qoftë se dëshiron ta hapësh duhet të flasësh më lali Erin’.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco