Berisha - Ballukut: Ti je ministrja që ndërton me 22-24 mln euro 1 km rrugë, do kesh fatin e Arben Ahmetajt

Berisha - Ballukut: Ti je ministrja që ndërton me 22-24 mln euro 1 km rrugë, do kesh fatin e Arben Ahmetajt

16:39, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka  vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarëve. Gjithashtu  denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurve publike.

Debati:

Sali Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdolloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo?

Belinda Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur t’i me nismën Shqipëria një euro. Nëse t’i ke akuza çojini atje ku duhet ti dërgoni. Drejtohu SPAK-ut..

Sali Berisha: E di përse reagoi kjo për Frida Gugalen, reagoi sepse vetë është kryegugale. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet për të vjedhur në çdo km. Raporti i kontrollit të shtetit e nxjerr ministren në krye të hajnisë, ajo ndan lekët për të vjedhur në çdo kilometër me një kosto për 22 milionë euro për km. Të jesh e bindur që ti Balluku fatin e Arben Ahmetajt dhe bërë mirë që erdhe për të mbrojtur Ramën por ju jeni të pa mbrojtur.

Ministrja ka abuzuar me fondet të faktuara dhe ngrihet Balluku dhe e mbron por ty të djeg sepse edhe ti mund të jesh e implikuar. Ka ardhur një raport në parlament, raporti flet për 138 miliardë lekë dëm ekonomik dhe shpërdorime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco