E dyshuara për korrupsion nga BE-ja, Frida Krifca, flet në Parlament

E dyshuara për korrupsion nga BE-ja, Frida Krifca, flet në Parlament

16:20, 20/07/2023
A+ Aa A-

Me zërin që i dridhej, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka folur sot në Parlament pas ndërprerjes së fondit të BE për bujqësinë.

I pari skandal i këtyre përmasave në Ministrinë e Bujqësisë në 32 vjet.

Por, Frida Krifca, në asnjë fjalë nuk ka përmendur fjalinë pezullim për shkak të korrupsinot, siç KE-ja ka bërë të ditur dje.

“Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, e cila e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion.”-, tha Krifca në fjalën e saj në Parlament.

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II,”- kjo ka qenë përgjigja e BE-së dje pas interesit të mediave.

Ndërsa ministrja Krifca ka bërë memecen, duke anashkaluar thelbin e vendimit të BE-së për pezullimin e fondit më të rëndësishëm që Bashkimi Europian ndan nga taksat e qytetarëve të Europës për fermerët shqiptar.

Fonde të cilat Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë nuk i çon në destinacion por i vjedh.

Apologjia e një të dyshuare për korrupsion nga Bashkimi Europian mund të quhet fjala e Krifcës sot në foltoren e Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco