Berisha: Po dënoni me ligj shqiptarët dhe studentët, djegësat ua kanë shuar memorien dhe moralin

Berisha: Po dënoni me ligj shqiptarët dhe studentët, djegësat ua kanë shuar memorien dhe moralin

11:54, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend sot se kjo seancë e fundit po vendos me ligj dënimin e shqiptarëve.

“Kjo që ndodh sot në ditën e fundit të parlamentit është jashtë çdo lloj ligji, morali apo rregulli.

Këtu vendosim me ligj të dënojmë shqiptarët, të dënojmë studentët dhe de facto të mbyllim Fakultetin e Mjekësisë. Po të isha student, kurrë nuk do të regjistrohesha në një fakultet që të imponon këtë që impononi ju. Kjo është në përputhje me doktrinën e Çubrillovicit për shpërnguljen e hqiptarëve. Shkoni te mjetet e diktaturës, për të zgjidhur problemin numër një, që është problemi i shëndetit të shqiptarëve.

Së dyti, ligji i akademisë është historia më e turpshme në 30 vite. Veproni si ata në shpellën e Borizanës. Për të zgjatur mandatin e një njeriu që nuk meriton të qëndrojë një ditë dhe që është produkt i një marrëveshje kriminale mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Çfarë politike ka bërë Gjinushi, çfarë studimi ka bërë? Ka bërë marrëveshje me Tom Doshin. Po a ka gjë më të turpshme? Të krahasosh Gjinushin me Ismail Kadarenë është si të krahasosh Rrajet me shkopinj në dorë me pastorin.

Së fundmi, nuk ke faj ti zonjë që deklaron se asnjë qindarkë nuk deklaron nga buxheti i shtetit. Nuk ke faj se djegësat ua kanë shuar memorien, ua kanë shuar moralin. Po ju informoj se me një marrëveshje të firmosur vetëm në vitin e parë, djegësi i Tiranës ka marrë nga qeveria shqiptare 6.4 milionë euro dhe 1.1 milionë euro nga bashkia e Tiranës. Janë bërë gjeri tani 64 milionë euro nga buxheti i shtetit. Këto fonde shkojnë në kontot e Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Edhe ju zonjë jeni e zhytur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare e bandës kriminale,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco