Abuzimi me fondet e BE-së, Bardhi: S’ka më justifikime për Ramën, u kap me vjedhje!

Abuzimi me fondet e BE-së, Bardhi: S’ka më justifikime për Ramën, u kap me vjedhje!

08:53, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me abuzimet e fondeve të BE-së për bujqësinë.

“Është e papranueshme që fermerët e bujqit tanë punëtorë e të varfër, të ndëshkohen për hajdutërinë e qeverisë së Edi Ramës. Teksa nuk ju gjendet në krah, kjo qeveri u bën edhe më keq, duke ndaluar kështu një projekt jetik si IPARD, për shkak të vesit që Rama dhe të tijtë kanë për të vjedhur”, shkruan Bardhi.

Bardhi deklaron se tashmë nuk ka më asnjë justifikim për kryeministrin Edi Rama, pasi është kapur nga Bashkimi Europian në vjedhje.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Vendimi i BE, për të pezulluar financimin e bujqësisë dhe fermerëve shqiptarë për shkak të korrupsionit qeveritar, është një prej goditjeve më të mëdha që ka marrë vendi në rrugen e integrimit europian, në dekadën e fundit. BE ka vendosur gjithnjë kushte dhe kritere, ka ushtruar presion ndaj autoriteteve duke kërkuar standarde dhe demokraci.

Por ky është nga rastet e rralla që pezullohet një projekt, ndalohen fondet aq të nevojshme për bujqësinë tonë, për shkak se qeveritaret, zyrtarët, ministrat, pra qeveria e Edi Ramës, vjedh. Vjedh në këtë rast paratë që vijnë nga taksapaguesit europianë.

Ky akt i BE që vjen pas një hetimi të gjatë që ata vetë kanë bërë, tejkalon çdo analizë, çdo raport progresi, çdo lëvdatë e formalizëm, dhe tregon gjendjen reale, nxjerr haptazi në dritë si funksionon qeveria e Edi Ramës, ku drejtuesit dhe ministrat e tij, duan para në dorë për çdo projekt. Pas këtij hetimi të BE, gjëja më normale do të ishte që drejtesia jonë të vinte para përgjegjesisë penale, Ministren e Bujqësisë, e cila para se të promovohej nga Rama ka qene shefe e AZHBR, direkt përgjegjese për fondet bujare të BE që janë abuzuar këtu.

Është e papranueshme që fermerët e bujqit tanë punëtorë e të varfër, të ndëshkohen për hajdutërinë e qeverisë së Edi Ramës. Teksa nuk ju gjendet në krah, kjo qeveri u bën edhe më keq, duke ndaluar kështu një projekt jetik si IPARD, për shkak të vesit që Rama dhe të tijtë kanë për të vjedhur.

Pas ketij vendimi të BE, nuk ka më asnjë justifikim për Kryeministrin, asnjë fjalim të dalë boje për përgjegjësi personale. Ai është i rrethuar nga të korruptuar nga bujqësia te financat, nga mbrojtja te diplomacia, nga shëndetësia te punët publike, e në çdo sektor të qeverisjes. Sepse, ai vetë është në krye, është bosi i korrupsionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco